Mbushi 35 vjeç, Ronaldo: Është psikologjike, do të luaj dhe 5 vite të tjera

schedule12:59 - 5 Shkurt, 2020

schedule 12:59 - 5 Shkurt, 2020

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, feston sot ditëlindjen dhe mbush 35-vjeç. Vitet kalojnë, por parametrat e fizikut të portugezit tregojnë se ai ka trupin e një 28-vjeçari. Ronaldo po kalon një moment mjaft të mirë, ku ka shënuar të paktën një gol në 9 ndeshjet e fundit.

“Nuk e mendoj tërheqjen nga futbolli. Gjithçka do të varet se si unë do të ndihem, çfarë motivimi do kem, pasi ana fizike nuk do të jetë kurrë një problem. Po stërvitem çdo ditë dhe mendoj se mund të luaj deri në moshën 40-vjeçare në nivele të larta. Besoj se faktori kryesor në këtë fazë është ana psikologjike. Ndihem shumë mirë dhe i fortë për të vazhduar të fitoj tituj të rëndësishëm,” tregon Cristiano për “Marca”.

Juventusi momentalisht kryeson Seria A me tre pikë më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Interi. Kapiteni i kombëtares portugeze numëron 1675 minuta në Seria A, ku e ka gjetur rrugën e rrjetës plot 19 herë. Ronaldo renditet i dyti në listën e golashënuesve, pasi vendi i parë mbahet nga sulmuesi i Lacios, Ciro Immobile, me 25 gola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!