4 familje në Rusinë siberiane jetojnë në një pallat të akullt, rrezikojnë të vdesin nga i ftohti

schedule15:46 - 4 Shkurt, 2020

schedule 15:46 - 4 Shkurt, 2020

Një pallat disa katësh në Irkutsk, qytet në Rusinë siberiane qendrore, është i ngrirë si nga brenda ashtu dhe nga jashtë për shkak të prishjes  së tubave të ngrohjes që në dhjetor të vitit të kaluar. Katër familje që jetojnë në këtë pallat të akullt po luftojnë për mbijetesë në pritje për t’u transferuar. Temperaturat në zonë kanë zbritur -14 gradë.

Pas përfundimit të kontratës së lokalizimit social me banorët, ndërtesa nuk është më e lidhur me asnjë strukturë qeveritare dhe pjesa më e madhe banorëve janë larguar nga ndërtesa, përveç katër familjave të cilat janë në kushte të vështira ekonomike.

Pavarësisht braktisjes nga ana e shërbimeve publike, apartamentet ngriheshin dhe furnizoheshin me ujë të ftohtë dhe të ngrohtë. Prishja e tubacioneve ka shkaktuar akullin në mure, në dysheme dhe në bodrumet brenda ndërtesës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!