“Po mendoja tërheqjen nga futbolli”, deklarata e bujshme e Mustafit

schedule16:15 - 4 Shkurt, 2020

schedule 16:15 - 4 Shkurt, 2020

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka deklaruar se do ta shikonte mundësinë për tu tërhequr nga futbolli nëse nuk do të arrinte të luante në nivelet e duhura. Shqiptari që luan për kombëtaren e Gjermanisë ka qenë në qendër të kritikave në muajt e fundit, madje dhe nga tifozët e “Topçinjve” për lojën e dobët që ka zhvilluar.

“Në fund të ditës ne e dimë si funksionon në futboll. Ti gjithmonë do ta kesh shansin tënd, madje do të jepet një mundësi e dytë apo dhe e tretë dhe nëse gjërat nuk ecin siç duhet atëherë ka diçka që nuk shkon. Nëse nuk do të merrja një mundësi mendoj se karriera ime në futboll do të kishte marr fund,” tregon Mustafi për “Evening Standard”.

“Është e lehtë të jesh profesionist kur gjërat po shkojnë ashtu siç duhet, por unë mendoj se është po aq e rëndësishme që kur gjërat po shkojnë keq të jesh profesionist. Unë gjithmonë do të jem aty kur ekipi të ketë nevojë, jo vetëm në ndeshje por dhe në seancat stërvitore. Kur trajneri të ketë nevojë për mua, unë do të jem gati për të dhënë maksimumin në fushë,”mbyll 27-vjeçari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!