Samuel Eto’o rrezikon të përfundojë në burg. Ish-sulmuesi i famshëm i Barcelonës dhe Interit ka një vajzë 19-vjeçare (e njohur me emrin Erika) jashtë martese dhe nuk i ka përmbushur detyrimet financiare kundrejt saj.
Katalanasja Sport, që citon El Nacional, raporton se afrikani nuk është paraqitur në Gjykatë për të sqaruar përfundimisht këtë çështje. Në momentin e shtatzënisë, Eto’o shkëputi çdo raport me mamanë e vajzës dhe nuk është treguar korrekt me pagesat.
Gjykatësi vendosi korrikun e kaluar që ish-bomberi të paguante nga 1400 euro në muaj për ndihmë ushqimore ndaj vajzës së tij, por kjo nuk ka ndodhur. Kamerunasi nuk i është nënshtruar as testit të ADN-së për të vërtetuar nëse Erika është vajza e tij dhe tani rrezikon burgun, që kërkohet nga paditësit. /abcnews.al