Drejtori i përgjithshëm i Teutës, Artan Shyti është një ndër të ftuarit e emisionit “Pressing” në ABC News. “Nuk besoj se janë deklarata që nuk qëndrojnë, por kam përshtypjen se pas 24 orësh, duhen përcaktuar disa gjëra, duhet bërë një analizë që të mos lënë euforinë e tepruar të atyre që duket se e pranojnë humbjen pa bërë analizë dhe reflektim për veten dhe për të tjerët“, thekson zyrtari i klubit durrsak.
Një koment për Tiranën dhe garën e fortë të kreut ka folur edhe Ermal Tahiri. “Pas gjashtë fitoreve rresht mund të themi që ka një ecuri të mirë Tirana. Duhet parë, duhet të kemi vijueshmëri për të parë Tiranën se si do të jetë në ndeshjet e tjera. Edhe Laçi pati një vrull me disa fitore rresht, por pati një ulje. Të shohim se çfarë karakteri do të tregoi Tirana. Kemi thënë që një pesëshe do të ecë përpara. Kjo pesëshe po ndahet dhe këto ekipe do të luftojnë për në Europë dhe për titullin kampion“, thekson ish-futbollisti Tahiri. /abcnews.al