Boris Johnson: Të gatshëm për të ndërprerë tregtinë me Bashkimin Europian

schedule14:57 - 3 Shkurt, 2020

schedule 14:57 - 3 Shkurt, 2020

Thuhet se Boris Johnson është shumë i zemëruar dhe do të shfryjë inatin e tij tek ambasadorët europianë, para të cilëve do të mbajë një fjalim për marrëdhëniet e ardhshme mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian. Ai premton se nuk do të ketë asnjë lëshim dhe asnjë juridiksion të gjykatës europiane, kjo sepse Londra kërkon të trajtohet si e barabartë.

Nyja për t’u zgjidhur ka të bëjë me pasojat që britanikët do të kenë nga rregulloret europiane pas Brexit. Një temë që do të vendoset në tryezën e bisedimeve në 11 muajt e ardhshëm. Brukseli ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të lejojë në portën e tij një konkurent që përfiton nga situata për të bërë një garë të pandershme.

Por Londra nga ana tjetër nuk ka asnjë dëshirë që të bëjë rolin e vendit satelit, si Norvegjia. Analistët në këtë pikë parashikojnë një përplasje të re, fillimi i së cilës është pikërisht fjalimi i Boris Xhonson përballë ambasadorëve.
Qeveria britanike nuk ndihet më e detyruar që t’i bindet një traktati për tregtinë e lirë sipas modelit kanadez; që eliminon tarfat tek pothuajse të gjitha mallrat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!