Kremlini reagon ndaj propozimit të SHBA-së: Plani për paqe nuk përputhet me rezolutat e KS-OKB-së

schedule07:04 - 3 Shkurt, 2020

schedule 07:04 - 3 Shkurt, 2020

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një konferencë të përbashkët për median prezantuan për opinionin publik në mënyrë të njëanshme të ashtuquajturin “Plani i paqes për Lindjen e Mesme”.

Për këtë një reagin ka ardhur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i cili ka deklaruar se disa nene nga i ashtuquajturi “Plani i paqes për Lindjen e Mesme” të SHBA-së nuk përputhen me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB).

Në një deklaratë për televizionin “Rossiya 1” lidhur me “planin e paqes” që presidenti amerikan Donald Trump e ka emëruar si “Marrëveshja e Shekullit”, Peskov ka tërhequr vëmendjen se KS-OKB-ja ka rezoluta lidhur me çështjen palestinezo-izraelite.

“Disa nene të planit nuk përputhen plotësisht me rezolutat e KS-OKB-së”, tha Peskov duke shtuar se Palestina ka reaguar ndaj propozimit të SHBA-së. “E shohim reagimin e Palestinës dhe të disa vendeve arabe që mbështesin Palestinën. Sigurisht që kjo të bën të mendosh se sa i zbatueshën mund të jetë plani”, tha më tej Peskov.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!