Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pioli: Humbëm këtë cilësi pas kartonit të kuq. Ibra? Kemi fituar edhe pa të

schedule18:50 - 2 Shkurt, 2020

schedule 18:50 - 2 Shkurt, 2020

Milani humbi një shans të artë për t’iu afruar vendit të katërt. Roma humbi, Atalanta barazoi në shtëpi, por edhe kuqezinjtë u frenuan nga Verona. Dueli i zhvilluar në “San Siro” përfundoi 1-1 dhe zona Champions është shtatë pikë larg.

Stefano Pioli analizoi për Sky Sport se çfarë nuk shkoi në përballjen e sotme, teksa u ndal edhe te mungesa e Zlatan Ibrahimovic. Në fundjavë është derbi kundër Interit dhe trajneri tregon ditën e rikthimit të liderit të ekipit.

Kishim përballë një skuadër që na sulmoi dhe e prisnim diçka të tillë. Pësuam gol në rastin e tyre të parë të rrezikshëm, por ndeshja ndryshoi më pas. Barazuam dhe humbëm një rast shumë të pastër për të kaluar në avantazh.

Pas kartonit të kuq të Veronës e humbëm kthjelltësinë, por nuk mund t’i fajësoj lojtarët e mi. Dëshira për të fituar ndeshjen ndikoi në humbjen e kësaj cilësie. Mungesa e Ibrës? Ai është një vlerë e shtuar, por ia dolëm të fitonim edhe pa të në Kupën e Italisë. Shpresoj ta kem të gatshëm që nga dita e martë“, përfundon Stefano Pioli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!