Koalicioni LVV-LDK, Haradinaj: Vonesa e paarsyeshme, AAK nuk do ta votojë Qeverinë Kurti

schedule12:54 - 2 Shkurt, 2020

schedule 12:54 - 2 Shkurt, 2020

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur me Vetëvendosjes dhe LDK-së për bashkëqeverisjen.

Në reagimin e tij Haradinaj thekson se kanë qenë të parëndësishme vonesat e arritjes së marrëveshjes mes dy forcave politike.

“Kosova është dashur të ketë qeveri pas 6 tetorit. Kanë qenë të paarsyeshme vonesat për mosarritjen e marrëveshjes. Është dashur qysh moti që tek ministritë të thonë se janë 15 ministri dhe jo të proklamojnë se janë 12”, tha Haradinaj.

Haradinaj këto reagime i kanë thënë në Lumbardh të Deçanit pas ceremonisë me rastin e shënimit të 30 vjetorit të fillimit të aksionit për pajtimin e gjaqeve.

Ndër të tjera në fjalën e tij kryeministri në Detyrë ka theksuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk do ta votojë qeverinë Kurti./abcnews.al