Interi me ide të qarta, tenton rinovimet me dy prej yjeve të skuadrës

schedule13:20 - 1 Shkurt, 2020

schedule 13:20 - 1 Shkurt, 2020

Interi ka një plan. Pasi ka bërë disa përforcime në merkaton e janarit, tani në kampin zikaltër po mendojnë të rinovojnë me dy nga lojtarët më të rëndësishëm të formacionit të Contes. Corriere Dello Sport raporton se puna ka nisur.

Sami Handanovic, kapitenit të Interit, pritet t’i ofrohet një kontratë e re, që do të zgjatej edhe për një vit tjetër. Kështu, me marrëveshjen e re portieri 35-vjeçar do të mbetej pjesë e klubit italian deri në verën e vitit 2022. Pavarësisht moshës, tek Interi mendojnë edhe t’i rritin pagën portierit.

Lojtari tjetër me të cilin duan të rinovojnë kontratën zikaltrit është Lautaro Martinez. Aktualisht ai ka një klauzolë që e lë të lirë për 111 milion euro. Synimi është që ajo shifër të rritet, ashtu sikurse edhe përfitimet e sulmuesi argjentinas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!