Besart Kadia drejt krijimit në një partie të re, të djathtë: Të fuqizojmë shoqërinë përmes biznesit

schedule23:30 - 31 Janar, 2020

schedule 23:30 - 31 Janar, 2020

Besart Kadia i ftuar mbrëmjen e kësaj të premtje në “Provokacija” me Mustafa Nanon, ka folur në lidhje me krijimin e një partie të re të djathtë, si një mundësi e shtuar zgjedhjeje. Kadia në fjalën e tij është shprehur se në ndryshim nga vendet e tjera të Ballkanit kemi një klasë politike të kalçifikuar, që dominohet nga njerëz që kanë qenë dhe para 30 vitesh.

Pjesë nga biseda në studio:

Mustafa Nano: Ka një thashethem se ti vetëm apo me të tjerë je duke krijuar diçka politike çfarë do të thotë kjo?

Besart Kadia: Në termin urban kjo do të thotë se çdo ditë në shoqërinë shqiptare flitet për politike. Ne çdo ditë flasim për politike, dhe kjo ka krijuar këtë kaosi mendoj unë që njerëzit ta humbasin besimin dhe të mos ndihen të përfaqësuar. Nuk dëgjoj më në parlament që të jetë diskutuar për një projektligj. Politika e së ardhmes duhet të jetë i ndarë në ideologji. Dëgjoj shumë kritik që thonë se në Shqipëri nuk ka nevojë për ideologji pasi ato i përkasin botës. Dëgjoj shumë analiste që thonë se shqiptarët janë pragmatistë, janë gati të shiten të blihen dhe të ndryshojnë krah, nuk e vrasin mendjen për ide. Nëse do të flasim kështu ne nuk do të bëjmë dot politike. Unë mendoj se që në kohën e Aristotelit qeniet njerzore janë qenie politike, dhe duan të flasin dhe të inspirohen për ide se si do të merret vendimi i përditshëm do të flitet. Në tërësi e djathta ka fituar debatin ideologjik sot në botë në kuptimin e institucioneve të pavarura gjyqësori por edhe ekzekutivi. Ideologjia mbetet primare, për një individ të fortë një shqiptar të fortë që nuk ka frikë nga shteti pushteti në vetvete siguron vetëm SPAK-un. Mënyra më e mirë është centralizimi i pushteteve dhe institucionet të jenë sa më pak të fuqishëm dhe kështu ke shoqërinë nën kontroll.

Mustafa Nano: Ti do të ndërtosh një gjë të djathtë sepse mendon se ka nevojë për një forcë të djathtë?

Besart Kadia: Patjetër unë jam në të gjithë qasjen time se mendoj se qasja ekonomike e vendit vjen nga vendimarrja e djathtë, pasi në statistika thuhet se demokracia dhe idetë e djathta shkojnë shumë mirë bashkë. Nëse do të zgjedhim një sistem tjetër ekonomik atëherë idetë e djathta ngelen për tu parë. Liria ekonomike e individeve sjell dhe fuqizim politik të tyre argumenti sot është se sulmet për oligarkët, për biznesmenët që shndërrohen në trafikantë kanë ç’orientuar mendësitë e shqiptarëve. Nëse për politikën votohet një herë në katër vjet në biznes votohet çdo ditë në kuptimin që duhet ti shërbesh klientit. Shteti shqiptar nuk e shikon si partner biznesin, por thjesht si diçka që duhet  të paguajnë taksat.

Mustafa Nano: Ti do të krijosh një parti të djathtë por ka shumë njerëz që këtu në Shqipëri jetojnë me prioritete jo politike, shumë mendojnë se do ju ngjiste një parti që nuk është e fokusuar te një lloj lualiteti ideologjik ndaj vetes.

Besart Kadia: Gjëja më e pastër që duhet të kemi është ideologjia, nëse unë mendoj se jam njeri i pastër në moral por që me ide të këqija unë nuk duhet të kërkoj vota në publik, pasi nuk ka të bëjë  moraliteti personal se me çfarë idesh do të implementosh, mund të kesh një komunist, por që mund të ketë një pastërti idesh. Unë nuk mendoj se gjenerata ime është me e mire se e shkuara dhe e ardhmja më keq se e imja. Unë mendoj se ajo që duhet krijuar është që politika të ketë më pak pushtet, idetë të kenë rëndësi në kuptimin e ligjeve dhe fuqizimi i shoqërisë përmes bizenesit, vetëm kjo është e ardhmja e Shqipërisë. Për mua nuk është korrupsioni problemi primar.

Mustafa Nano: Ne folëm për një klasë politike të dështuar.

Besart Kadia: Për 30 vjet nuk mund të themi se kemi dështuar për shkak të politikanëve, pasi mendoj se kemi një shoqëri të prapambetur që erdhi nga një erresirë totalitare, ndër më të varfërat në botë por ka arritur diçka.

Mustafa Nano: Nuk keni mision shpëtimtar?

Besart Kadia: Nuk dua të shpëtoj asgjë vetëm të hap debat për ide, por dua të shpëtoj mendjet e njerëzve por jo Shqipërinë, e cila do të shpëtohet nga idetë. Njerëzit presin gjë tjetër pasi kam vënë re se shumë shqiptarë duan të ikin dhe janë të pakënaqur./abcnews.al