Lidhje e një tifozi me ekipin e zemrës është e përjetshme. Catanzaro noton prej vitesh në kategoritë e ulëta të futbollit italian (Serie C). Një tifoz nuk është përmbajtur në një prononcim në lidhje me situatën e “Shqiponjave të Jugut”.
I moshuari thumbon drejtorin sportiv dhe trajnerin, të cilët nuk i konsideron të përgatitur profesionalisht dhe jo në gjendje për të dërguar më lart ekipin e Catanzaros.
“Eh, ndoshta po flet se je i zemëruar“, i shprehet gazetari, koment që tërbon tifozin e thekur. “Çfarë po thua, kush është i zemëruar? Për çfarë dreq zemërimi e ke fjalën?“, ulërin tifozi dhe largohet duke lënë intervistën në mes. /abcnews.al