Manchester United arriti të mposhtë me rezultatin 0-1 rivalët e Manchester City në gjysmëfinalen e dytë të Carabao Cup, por “Qytetarët” e Pep Guardiolës arrijnë finalen falë rezultatit të përgjithshëm, 3-2.
Cityzens triumfuan 1-3 në “Old Trafford” dhe United duhet të shënonte dy gola e të mos pësonte, në mënyrë që ndeshja të shkonte me penallti. Kur Matic shënoi në minutën e 35-të, dukej se “Djajtë” kishin mundësi të shënonin dhe një gol tjetër, por nuk ia dolën.
Madje, e mbyllën sfidën me 10 futbollistë, pasi pikërisht Matic u ndëshkua me karton të kuq. Manchester City shkon në finalen e madhe të Wembley, aty ku do të ketë përballë Aston Villën./abcnews.al