Manchester United ka shënuar përballë Manchester Cityt, në sfidën e kthimit gjysmëfinale për Carabao Cup. “Djajtë” e kanë humbur ndeshjen e parë 1-3 dhe në rast se fitojnë 0-2 në “Etihad”, shkojnë direkt e në penallti.
Nemanja Matic kaloi të besuarit e Solskjaer në avantazh në minutën e 35-të, duke shënuar një gol shumë të bukur me të majtën. Rihapet sfida gjysmëfinale.
Ndërsa në Londër, Liverpool ka kaluar në avantazh kundër West Ham, sfida e prapambetur e javës së 18-të në Premier League. Të kuqtë e Jurgen Klopp shënuan me anë të Salah, i cili shndërroi në gol një penallti të fituar nga Origi./abcnews.al

