Situata te Bayern Munchen nuk duket aspak e qetë. Sot në stërvitje, ka plasur sherri mes Leon Goretzka dhe Jerome Boateng. MBrojtësi gjerman nuk e ka pritur mirë një ndërhyrje pa top të Goretzkës dhe i është vërsulur, ndërsa mesfushori e ka goditur me grusht në fytyrë.
Boateng më pas, i acaruar në maksimum, është vërsulur përsëri drejt mesfushorit, por Lewandowski dhe Thomas Muller e kanë ndalur. Më pas, Muller mësohet t’i ketë thënë Goretzkës: “Gjithmonë e njëjta situatë m*** me ty!”
Bayern është aktualisht në vend të dytë në Bundesliga dhe bëri një nisje sezoni për t’u harruar. Megjithatë, që nga ardhja e Flick në krye të pankinës, dukej se gjërat ishin përmirësuar, por sot ka shpërthyer gjithçka sërish./abcnews.al
There was a brawl in training today: Goretzka went into a challenge & fouled Boateng without the ball. The latter reacted and hit Goretzka with his hand to the face.
Robert Lewandowski was first to jump in and pull Boateng away. Flick then intervened and talked to Boateng [Bild] pic.twitter.com/KTvgVoadmz— Bayern & Germany (@iMiaSanMia) January 29, 2020