Vijon beteja e klubeve për Sala, akuza të forta të Cardiff ndaj Nantes

schedule15:14 - 29 Janar, 2020

schedule 15:14 - 29 Janar, 2020

Vijon beteja mes Cardiff dhe Nantes në lidhje me vdekjen e Emiliano Sala. Sulmuesi argjentinas u transferua janarin e kaluar nga klubi francez në Premier League për 15 milion sterlina, por nuk ia doli të debutonte me ekipin e ri. 28-vjeçari humbi jetën me datë 21 janar të vitit të kaluar nga rrëzimi i aeroplanit që po e dërgonte në Cardiff.

Që prej atij momenti dy klubet janë përplasur shumë herë dhe nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Nantes pretendon paratë sipas akordit, ndërsa Cardiff nuk pranon të paguajë me shkakun se lojtari nuk zbriti kurrë në fushën e blertë për ta.

Këta të fundit i kanë rritur akuzat e tyre. L’Equipe raporton se klubi nga Uellsi ka paditur francezët dhe i cilëson fajtorë për vdekjen e ish-sulmuesit argjentinas. The Guardian sjell rrëfimin e një zyrtari të Cardiff, i cili shpjegon veprimin e bërë.

Gjatë gjithë vitit kemi sqaruar gjithmonë nevojën për një hetim mbi shkaqet që çuan në humbjen e Sala. Jo vetëm për të kuptuar plotësisht se çfarë ndikoi në rrëzimin e aeroplanit Piper PA-46 Malibu, por për t’iu përgjigjur pyetjeve të tjera, në veçanti në lidhje me përdorimin e fluturimeve të paligjshme në industrinë e futbollit“.

Nëse vërtetohet se Nantes dhe presidenti i saj ishin të informuar mbi fluturimin e Sala (opsion që është mohuar nga francezët), akuza mund të ishte ajo e vrasjes me dashje. /abcnews.al