Koronavirusi i zbuluar në Wuhan i ka futur tmerrin popullit kinez dhe jo vetëm. Miliona njerëz janë izoluar dhe paniku është i madh. Kombëtarja e femrave të Kinës ndodhet në Australi për të luajtur ndeshjet kualifikuese për Lojërat Olimpike.
Autoritetet shëndetësore të Queensland kanë zbuluar se futbollistet kineze po mbahen në karantinë në Brisbane për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit. 32 persona udhëtuan nga Wuhan një javë më parë dhe do të mbahen të izoluara në një hotel të Brisbane deri me 5 shkurt.
Autoritetet po punojnë që vajzat kineze të mos kenë kontakt me turistët dhe stafin e hotelit. Një situatë e vështirë për lojtaret e kombëtares kineze, sigurisht por bashkëpunimi i tyre me autoritetet australiane po shkon mbarë. /abcnews.al