“Sarri i ka lodhur”, te Juventusi lojtarët zgjedhin trajnerin e ri

schedule23:11 - 28 Janar, 2020

schedule 23:11 - 28 Janar, 2020

Juventusi zhvilloi një ndeshje aspak të mirë kundër Napolit dhe u rikthye pa pikë në Torino. Humbja e fundit ka krijuar polemika, më shumë për lojën e kampionëve në fuqi. Maurizio Sarri nuk po arrin t’i bëjë lojtarët të luajnë bukur dhe është i akuzuari kryesor.

Agjenti i Fabio Cannavaros, ish-mbrojtësit të Juventusit dhe fituesit të “Topit të Artë” në vitin 2006, Enrico Fedele ka dhënë një deklaratë të bujshme për Bello del Calcio.

Lojtarët e Juventusit janë lodhur me Sarrin dhe duan përsëri Max Allegrin. Ky është shkaku pse Napoli fitoi lehtësisht kundër bardhezinjve. Nëse Juventusi ndodhet në vend të parë në Serie A, është e gjitha meritë e yjeve që ka në ekip“, thekson Fedele. /abcnews.ak

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!