Gianluigi Buffon feston sot ditëlindjen e tij të 42-të, një legjendë e futbollit italian por jo vetëm. Gardiani i Juventusit duket se nuk ka ndërmend të ndalet dhe në deklaratën e tij të fundit për faqen zyrtare të Juventusit, ka bërë të kuptohet diçka e tillë.
“Pasi kalon një moshë të caktuar, vitet nuk festohen me një party të madh. Gjithsesi, çdo ditëlindje e pres me buzëqeshje të madhe dhe me një kënaqësi të papërshkrueshme, pranë familjes time, klubit që dashuroj dhe njerëzve që më kanë mbështetur gjithmonë.
Serie A? Do të jetë një luftë deri në momentin final. Lazio po bën gjëra të jashtëzakonshme, më pas është dhe Interi, një skuadër që këtë sezon nuk duket se do të dorëzohet. Ne te Juventusi jemi të vetëdijshëm dhe e njohim mirë çdo rival, por do të mundohemi të fokusohemi vetëm te ndeshjet tona”, tha mes të tjerash Buffon./abcnews.al