Protestat i kushtojnë shtrenjtë Lautaros, humbet ndeshjen më të rëndësishme

schedule15:20 - 28 Janar, 2020

schedule 15:20 - 28 Janar, 2020

Protestat e shumta dhe kartoni i kuq i marrë në fundin e ndeshjes kundër Cagliarit i kanë kushtuar shtrenjtë Laurtaro Martinez. Sulmuesi i Interit e teproi ndaj arbitrit kryesor dhe ky i fundit e ndëshkoi me dy kartonë të verdhë brenda pak sekondash.

U desh ndërhyrja e shokëve të skuadrës për të qetësuar argjentinasin, teksa sot ka ardhur edhe dënimi i tij. Gjykatësi sportiv e ka dënuar me dy ndeshje dhe 15 mijë euro gjobë Lautaron. 22-vjeçari do të mungojë në transfertën kundër Udineses dhe derbin me Milanin.

Një humbje e rëndë për trajnerin Conte, teksa gjobës nuk i ka shpëtuar as klubi i Interit. 20 mijë euro janë gjobitur zikaltrit për futje në fushë të anëtarëve të klubit, të cilët kanë krijuar një klimë tensioni kundrejt zyrtarëve të ndeshjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!