”Teka” tjetër e Jose Mourinho, Tottenham shpenzon 60 milion euro

schedule14:22 - 28 Janar, 2020

schedule 14:22 - 28 Janar, 2020

Tottenham sapo ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit, Giovani Lo Celso, nga Real Betis. Klubi londinez e huazoi në merkaton e verës argjentinasin dhe tashmë vendosi ta blejë përfundimisht kartonin e tij nga klubi spanjoll, për shumën e 60 milionë eurove.

Disa ditë më parë trajneri i “Spurs”, Jose Mourinho, e konfirmoi për mediat angleze se Lo Celso do të qëndrojë në Londër për një kohë të gjatë. Portugezi shprehej kështu: “Mendoj se djali po e fiton atë vendim. Ai po ia bën më të lehtë klubit që ta ekzekutojë klauzolën e blerjes. Është rritur shumë që kur kam ardhur unë këtu”.

Pas Gedson Fernandes, Giovani është dhurata e dytë që drejtuesit i bëjnë teknikut portugez. 23-vjeçari ka firmosur për Tottenham deri në vitin 2025. Lo Celso është aktivizuar në 524 minuta në Premier League, ku është kthyer në një lojtarë kryesor për Mourinhon. /abcnews.al