Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, është pezulluar me 2 ndeshje nga Federata Italiane e Futbollit. Argjentinasi u ndëshkua me karton te kuq në minutat shtesë në ndeshjen kundër Calgliarit, ku zikaltrit ngecën në barazimin 1-1.
Trajneri Antoni Conte do t’i duhet ti bëjë llogaritë pa Lautaron në ndeshjet kundër Udinese dhe në derbin kundër Milanit. 22-vjeçari për shkak të protestave është gjobitur edhe me 15.000 euro nga Federata Italiane.
Gjithashtu edhe klubi i Interit për shkak të sjelljes së tifozëve është gjobitur me 20.000 euro. Në takimin kundër Calgliarit u ndëshkua me karton të kuq edhe portieri, Tommaso Berni. Ashtu si Martinez, edhe ai është pezulluar me 2 ndeshje. /abcnews.al