Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ju kishte munguar Lord Bendtner? Sulmuesi danez nis një karrierë të re

schedule19:10 - 28 Janar, 2020

schedule 19:10 - 28 Janar, 2020

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Niclas Bendtner, ka zgjedhur botën e televizionit për të vazhduar karrierën e tij. Danezi pasi konfirmoi muajin e kaluar tërheqjen nga futbolli i luajtur, tashmë do të kthehet në një personazh televiziv.

Përpara Vitit të Ri, 32-vjeçari luante për klubin e qytetit të tij të lindjes, Copenhagen. Tashmë Bendtnerit, ose siç e njohin fansat e futbollit “Lord Bendtner”, i është besuar një show në një televizion danez.

Niclas do të jetë së bashku me të dashurën e tij, Philine Roepstorff, në këtë aventurë të re për të. Emisioni i tij pritet të fillojë në pranverë dhe do të transmetohet në “Denmark’s D-Play”. Ish-sulmuesi është aktivizuar për 9 sezone tek Arsenali, ku ka shënuar 45 gola në 171 ndeshje. Ai ka luajtur gjithashtu dhe për Birmingham, Sunderland, Nottingham Forest, Juventus, Wolfsburg si dhe për Rosenborg. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!