Sipas Meteoalb: Pjesa e parë e ditës do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta në zonat malore. Por duke filluar orët e pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të shtohen kryesisht në Veri të vendit duke sjellë reshje shiu dhe dëbore në këto zona.
Tempertaurat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -1 në 15 gradë.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det gjatë paradites, por forcohet në pasdite duke shënuar shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Jugor, duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë./abcnews.al