Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë (NUNS) protestoi të hënën kundër sjelljes së kryeministres, Ana Brnabic ndaj mediave profesionale dhe objektive në Serbi. Brnabic kishte thënë se nga të gjitha partitë politike që janë të orientuara nga opozita dhe që nuk pajtohen me koalicionin qeverisës, fushatën më të mirë e drejton Televizioni N1.
“NUNS” vlerëson se deklarata e Kryeministrit dhunoi rëndë të gjitha rregullat e sjelljes së civilizuar, të kulturuar dhe demokratike të zyrtarëve shtetërorë ndaj mediave. “Një përpjekje e tillë për të skualifikuar një media me reputacion dhe profesional është në të vërtetë një vazhdim i fushatës në mënyrë të hapur dhe plotësisht armiqësore e qeverisë aktuale ndaj gazetarisë objektive, kritike dhe të pakorruptueshme,” tha shoqata e gazetarëve. Kryeministrja Brnabic i kishte bërë deklaratat ndërkohë që ishte pyetur lidhur me ndërprerjen e transmetimit të programeve të N1, Nova dhe Sportklub në rrjetet kabllore të menaxhuara direkt dhe indirekt nga kompania shtetërore Telekom Srbija.
Zoran Zivkovic, president i Partisë së Re në Serbi, tha se deklaratat e kryeministrit Ana Brnabic për televizionin N1 paraqesin një “kërcënim serioz” për lirinë e informacionit të qytetarëve. Duke komentuar deklaratën e Kryeministres se televizioni N1 është bërë një “parti politike” dhe se ai po “udhëheq fushatën më të mirë” në mesin e të gjitha forcave të opozitës në Serbi, Zivkoviç tha se kjo ishte një gënjeshtër, ndërsa shtoi se ekipi juridik i atij televizioni duhet të ngrejë padi kundër kryeministres së Serbisë.
Zivkoviç tha gjithashtu se ai do të donte që dikush t’ia shpjegonte publikut rëndësinë kombëtare, ekonomike, kulturore dhe civilizuese të krijimit të shpallur të një linje ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës. “Për shkak të asaj linje, Donald Trump, Marko Gjuric, pesë ose gjashtë ambasadorë, janë të kënaqur. Uroj që dikush të shpjegojë pse kjo temë është kaq e rëndësishme. Një dramë e paparë është bërë pa asnjë arsye për të mbuluar atë që është e gabuar me këtë shtet dhe ky është krimi i autoriteteve, ata janë Krusik dhe heroi Aleksandar Obradovic, diploma false jo vetëm për Sinisha Mali, por të tjerë përreth nesh,” tha Zivkovic./abcnews.al