Kupa e Shqipërisë merr stafetën. Të mërkurën zhvillohen shtatë takime, ndërkohë që përballja më interesante është lënë për të enjten dhe do të përballen mes tyre Bylisi dhe Laçi, ekipe që në vitet e fundit fundit kanë diskutuar kualifikimin shpesh në turin e dytë.
Sivjet situata është tjetër dhe ballshiotët janë në Superiore dhe pretendentë për të fituar këtë trofe dhe për një vend në Kupat e Europës. Kjo përballje, ashtu si takimet e të mërkurës, luhet prej orës 14:00.
Ekipet e Superiores përballen me ekipe të së Parës. Partizani duhet të kalojë Besëlidhjen, kurse Tirana Kastriotin, për të zyrtarizuar edhe dy ndeshje derbi në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Vllaznia dhe Flamurtari përballen mes tyre, kurse Teuta e ka derbi me Erzenin. Kukësi, fituesi në fuqi i Kupës, diskuton kualifikimin me Lushnjën, ndërsa Skënderbeu me Besën e Kavajës. Përballja tjerët e kësaj faze është ajo mes Apolonisë dhe Luftëtarit. /abcnews.al