Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Donnarumma-Milan, rinovimi ”minohet” nga ”zhurmuesi” Mino Raiola

schedule11:59 - 26 Janar, 2020

schedule 11:59 - 26 Janar, 2020

Mino Raiola ia ka arritur qëllimit të trazojë ambientin te Milani dhe e bën sërish me portierin Gigio Donnarumma. Gardiani është nën kontratë deri në qershor të vitit 2021 dhe kuqezinjtë do të duhet të gjejnë një marrëveshje të re me menaxherin e italianit.

Tuttosport raporton se palët janë larg një rinovimi të kontratës, për shkak të kërkesave të portierit. Milani synon që të nënshkruajë me Donnarumma, por kushtet e kontratës të mos ndryshojnë dhe si të vijojë të fitojë 6 milion euro. Nga ana tjetër Raiola është i qartë dhe dëshiron të paktën 7 milion euro neto në sezon.

Marrëveshja mes palëve do të duhet të mbyllet deri në verë, ndryshe në kampin kuqezi do të duhet të mendojnë ta shesin portierin. Juventusi është një nga klubet që do e donte 21-vjeçarin e Milanit, i cili cilësohet si një ndër portierët më të mirë në qarkullim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!