Cagliari, forma e Interit dhe merkato: Antonio Conte sqaron gjithçka

schedule15:32 - 25 Janar, 2020

schedule 15:32 - 25 Janar, 2020

Interi pret nesër Cagliarin në “San Siro” dhe do të tentojë rikthimin te fitorja pas dy barazimeve radhazi në kampionat. Antonio Conte thur elozhe për ekipin sard në konferencën për shtyp, analizon situatën e ekipit të tij dhe e mbyll me një koment për merkaton.

KUNDËRSHTARI – “Klasifikimi i Cagliarit tregon forcën e këtij ekipi. Kanë një kontingjent të pasur lojtarësh. Kanë një trajner të aftë dhe të përgatitur. Do të përballemi me një skuadër të fortë që po zhvillon një kampionat shumë të mirë”.

SITUATA – “Në idenë tonë ekziston gjithmonë ideja për të sulmuar. Kur shënojmë golin e parë, mendojmë për të shënuar të dytin më pas. Kundër Fiorentinës ndodhi e njëjta gjë dhe pësuam gol në kundërsulm. Nuk është e nevojshme të spekuloni. I pranojnë rezultatet e fundit, por Interi im po rritet. Kemi bërë gjëra të bukura, tifozët nuk duhet të harrojnë se sapo kemi nisur një rrugëtim. Kemi humbur vetëm ndaj Juventusit, duhet të qëndrojmë të qetë”.

MERKATO – “E kam thënë gjithmonë dikush vjen për të zëvendësuar atë që është larguar. Çdo operacion merkato e kryejmë në funksion të ekuilibrit të skuadrës. Asamoah ka probleme fizike dhe vendosëm t’i besonim eksperiencës së Young. Po përpiqemi të përforcojmë Interin, që nuk ka eksperiencë. Marotta ka folur qartë. Nëse largohen dy, do të vijnë dy të tjerë.

Nëse largohen tre, do të vijnë tre të tjerë. Kjo quhet matematikë. Moses erdhi për të zëvendësuar Lazaron. Nuk e di nëse do arrijmë të marrim lojtarë ekspertë me këtë strategji. Duket sikur kemi blerë gjysmën e Real Madrid, por kemi marrë lojtarë që nuk janë aktivizuar shumë, si Young dhe Moses”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!