Kastrioti bën merkato te Skënderbeu, zyrtarizon një mesfushor

schedule20:03 - 24 Janar, 2020

schedule 20:03 - 24 Janar, 2020

Kastrioti ka bërë një tjetër përforcim dhe bëhet fjalë për mesfushorin Rei Nuriu, i cili është larguar nga Skënderbeu dhe do të luajë sërish në Kategorinë e Parë. Futbollisti 21-vjeçar në Korçë nuk mori asnjë minutë në kampionat.

Në 16 takime ai ishte në stol dhe duke parë që hapësirat do i mungonin sërish, ai ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Skënderbeut dhe të vihet nën urdhrat e trajnerit Ramadan Ndreu te Kastrioti.

“Rei Nuriu është afrimi i radhës te Kastrioti. Mesfushori, pjesën e parë të sezonit ka qenë pjesë e Skënderbeut, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Dinamon. Ky afrim është një vlerë e shtuar për skuadrën”, njofton klubi korçar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!