Moses prezantohet para interistëve: Nder i madh, i lumtur që rigjej Conten

schedule17:55 - 23 Janar, 2020

schedule 17:55 - 23 Janar, 2020

Victor Moses është nigeriani i tetë që do të veshë fanellën e Interit. 29-vjeçari ndihet i lumtur për aventurën e re dhe ritakimin me Antonio Conte. Anësori i djathtë ka thënë fjalët e para si interist për mikrofonat e televizorin zyrtar të klubit.

Është nder i madh për mua të jem lojtar i Interit. I falënderoj të gjithë për mikpritjen dhe mezi po pres të nis këtë aventurë. Fakti që do të punoj sërish me Conten është një mundësi që më bën shumë të lumtur.

Kemi biseduar dhe më ka shpjeguar projektin e klubit. Jam i lumtur që ndodhem këtu. Do të jap maksimumin dhe dua të ndihmoj skuadrën. Ekipi ka shumë cilësi, dua të jap kontributin tim dhe të zbavitem në fushë. Kjo është gjëja më e rëndësishme“, përfundon lojtari më i ri i Interit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!