Tre persona kanë humbur jetën në Australi si pasojë e rrëzimit të avionit zjarrfikës, në luftën kundër zjarreve që po shkatërrojnë Australinë që nga shtatori.
Mediat ndërko,mbëtare bëjnë me dije se viktimat janë anëtarët e ekuipazhit të cilët fatkeqësisht nuk kanë arritur të mbijetojnë.
Pas rrëzimit të C-130 Hercules kompania kanadeze ka vendosur të pezullojë të gjitha fluturimet e saj drejt shteteve Australiane. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e rrëzimit të avionit.
Si pasojë e zjarreve shkatërruese që përfshinë Australinë muajt e fundit kanë humbur jetën 32 persona, së bashku me të paktën një miliardë kafshë./abcnews.al