Erisa Xhixho për videon e Lefter Allës: Shokuese, reagimi duhet i menjëhershëm

schedule19:45 - 22 Janar, 2020

schedule 19:45 - 22 Janar, 2020

Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho e ka cilësuar si shokuese videon e kryebashkiakut të Bulqizës, LefterAlla duke konsumuar lëndë narkotike.

Video u publikuar nga gazetari i Abc News Artan Hoxha, ndërsa e ftuar në “Mbremje në Abc” me Mirela Milorin, Xhixho tha se reagimi duhet të jetë i menjëhershëm.

“Ishte një video shokuese shumë e rëndë për oponion se si një zyrtar i zgjedhur në ambiente publike konsumon kokainë. Të mendosh që është i emëruar, çka do të thotë se PS kishte mundësi të zgjidhte këdo dhe ka zgjedhur një person që del në një video ku konsumon lëndë narkotike. Ky person është vendimarrës dhe do të thote që ka marrë vendime edhe nën efektin e lëndëve narkotike.

Reagimi duhet të jetë i menjehershëm. Prokuroria duhet të punojë për zbardhjen. Kushtetuta e shpreh mjaft qartë që kryetarët e qeverive në momentin që shkelin ligjin qeveria mund ti shkarkojë ato.

Shih çfarë modeli u japim ne të rinjve dhe qytetarëve shqiptarë. Si mund të futemi ne garë politike me njerëz të futur e lidhjet e tyre me krimin e organizuar”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!