“Casa di Giulietta”, hap dyert për herë të parë që nga viti 1930 për gjithë të dashuruarit

schedule14:15 - 22 Janar, 2020

schedule 14:15 - 22 Janar, 2020

Çfarë mund të jetë më romantike ditën e Shën Valentinit sesa qëndrimi në Shtëpinë e Xhuljetës – Casa di Giulietta – në Verona? Airbnb do t’i dhurojë një çifti me fat një natë qëndrim në shtëpinë në fjalë dhe shansin për të përjetuar romancën e tyre shekspiriane.

Fituesi dhe partneri do të priten nga një shërbëtor dhe do të hanë darkë nën dritën e qirinjve në sallën e madhe të ngrënies që është e mbushur me lule. Darkën do ta gatuajë shefi me dy yje Michelin, Giancarlo Perbellini.

Fituesi i konkursit dhe dashuria e jetës së tij do të bëjnë edhe një turne të qytetit, të frymëzuar nga historia e Romeos dhe Xhuljetës.

Kjo është hera e parë që nga vitet 1930 që godina e shekullit të 13 në qendër të Veronës do të mirëpresë mysafirë. Edhe pse Shekspiri se përcakton në asnjë moment shtëpinë e Xhuljetës, Casa di Giulietta është konsideruar gjithmonë si destinacioni i të dashuruarve.

Pasi të eksplorojnë qytetin dhe pasi të darkojnë, çifti do të shtrihet të flejë në shtratin e Xhuljetës. Shtrati është pikërisht ai që është përdorur në filmin e Franco Zeffirelli të 1960-s.

E vetmja gjë që duhet të bëni është të shkruani një letër ku tregoni historinë tuaj të dashurisë dhe jepni disa arsye pse ti dhe partnerja jote jeni çifti i duhur për të vizituar Veronën. Për fat të keq, Shqipëria nuk renditet në shtetet që kualifikohen për këtë konkurs./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!