Në fillim u përfol për një interesim të Romës, por në garë për shërbimet e Adnan Januzajt është futur edhe Milani. Agjenti i 24-vjeçarit shqiptar konfirmon lajmin e zbuluar nga mediet belge dhe pranon faktin që kuqezinjtë e pëlqejnë.
Dirk De Vriese shkon edhe më tej dhe i shkel syrin klubit të madh italian. Në një prononcim për Calciomercato, agjenti i anësorit të djathtë ofensiv të Real Sociedad tregon se Januzaj do të pranonte menjëherë transferimin në Milanon kuqezi.
“Ka shumë mundësi që Januzaj të kalojë në Serie A. Nesër do të takohem me drejtuesit e Sociedad për të folur mbi të ardhmen e lojtarit. Konfirmoj interesimin e Romës, por Adnanin e pëlqen edhe Milani. Absolutisht që Januzaj do të pranonte ofertën e kuqezinjve, por transferimi në Milano varet edhe nga Suso“, përfundon De Vriese. /abcnews.al