Luçiano Boçi: Ministria e Arsimit mashtron nxënësit ekselentë, ata paguajnë për emrin te libri i ekselencës

schedule10:03 - 20 Janar, 2020

schedule 10:03 - 20 Janar, 2020

Ish-deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka akuzuar Ministrinë ne Arsimit si përgjegjësen kryesore për mashtrimin e nxënësve të ekselencës.

Boçi në postimin e tij në Facebook shkruan se për të vendosur emrin e fëmijës që ishte ekselent në librin e ekselencës prindërit duhet të paguajnë.

Ndër të tjera ish deputeti demokrat bën me dije se shumë prej tyre që kanë nxjerrë nga xhepi 25 mijë lekët, sot nuk e gjejnë emrin e fëmijës të shënuar në librin e ekselencës.

Postimi i Plotë:

Të grabisësh me ekselencë

Mos u habisni!

Kjo u ka ndodhur prindërve të nxënësve ekselentë.

Sipas kërkesës së DA-ve, ato janë detyruar të paguajnë 25 mijë lekë, me qëllim që fëmija i tyre ekselent të kishte emrin në librin e ekselencës.

Taksat disafishe që ata paguajnë për arsim, nuk qenkan kështu të mjaftueshme për të merituar një nderim formal.

Por nuk mjafton kjo.

Tashmë që libri ka dalë, është provuar dhe mashtrimi tjetër skandaloz.

Libri vetë kushton vetëm 17 mijë dhe diferenca nuk dihet ku ka përfunduar.

Mos harrojmë që janë me mijëra familje që kanë paguar për të marrë meritën për mundin e përkushtimin për rezultatin e fëmijëve.

Përpos kësaj, shumë prej tyre që kanë nxjerrë nga xhepi 25 mijë lekët, sot nuk e gjejnë emrin e fëmijës të shënuar në librin e ekselencës.

Kjo është dhe grabitje dhe mashtrim ekselent.

Përgjegjëse pa dyshim është Ministria e Arsimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!