Qindra rusë marshuan në Moskë në një tubim që shënoi 11 vjetorin e vrasjes së avokatit për të drejtat e njeriut, Stanislav Markelov dhe gazetares investigative, Anastasia Baburova në vitin 2009.
Avokati 34 vjeçar dhe gazetarja 25 vjeçare u vranë me armë zjarri në mes të ditës. Policia mbajti nën mbikëqyrje tubimin, i cili udhëhiqej nga një grup personash që krahas fotografive të avokatit dhe gazetares së vrarë, mbanin edhe kopje të Kushtetutës ruse.
Stanislav Markelov dhe Anastasia Baburova kishte mbrojtur e raportuar rreth vështirësive që hasnin viktimat e ekstremistëve të krahut të djathtë nacionalist. Kritikët e kanë cilësuar vrasjen e tyre si një nga aktet më të errëta të epokës së Vladimir Putin.
Ndërkohë disa nga protestuesit në marshimin e djeshëm mbanin pankarta që bënin thirrje për liri më të madhe në shoqërinë ruse./abcnews.al