Aventura në Malin e Tomorrit, alpinisti rrëshqet dhe thyen këmbën

schedule15:08 - 19 Janar, 2020

schedule 15:08 - 19 Janar, 2020

Një alpinist ka mbetur i plagosur sot në Malin e Tomorrit, pasi ka rrëshqitur gjatë ngjitjes dhe për pasojë ka thyer këmbën. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në afërsi të Çesmës së Tarikos.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se alpinisti ka qenë pjesë e një grupi prej 4 alpinistësh që kishin shkuar për të eksploruar Malin e Tomorrit, por gjatë ecjes në mal, njëri prej tyre ka rrëshqitur në një zonë të thepisur.

Mësohet se alpinistët ishin nisur nga Librazhdi në drejtim të malit Tomorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!