Milan është gati për duelin dhe fitoren e radhës. Kuqezinjtë presin Udinesen në “San Siro”, përballje që nis në orën 12:30. Stefano Pioli ka zgjedhur formacionin titullar dhe tre janë ndryshimet nga ndeshja me Cagliarin: Conti, Kjaer dhe Bonaventura.
Zlatan Ibrahimovic do e nisë titullar si ndaj ekipit sard dhe përkrah tij do të luajë portugezi Leao në sulm. Kjaer do të debutojë në kampionat dhe do të formojë dyshen e qendrës së mbrojtës me kapitenin Romagnoli.
Conti zëvendëson Calabrian në të djathtë, ndërsa Theo konfirmohet në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa Castillejo, Kessié, Bennacer, Bonaventura formojnë katërshen e mesit të fushës. Sërish stol për Piatek, Suso dhe Paqueta.
MILAN: Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Castillejo, Kessié, Bennacer, Bonaventura; Ibrahimovic, Leao.
UDINESE: Musso; Larsen, Becao, Ekong, Nuytinck, Sema; De Paul, Mandragora, Fofana; Lasagna, Okaka. /abcnews.al