De Maio: Armëpushimi në Libi, kusht i domosdoshëm për dialog politik

schedule07:44 - 19 Janar, 2020

schedule 07:44 - 19 Janar, 2020

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio ka deklaruar se për dialogun politik është i domosdoshëm armëpushimi në Libi.

Ndërsa tensionet po rriten në Mesdheun Lindor për shkak të aktiviteteve të kërkimit të hidrokarbureve dhe çështjes së Libisë, ministri i Jashtëm italian vlerësoi qasjen e vendit të tij mbi zhvillimet e fundit në rajon përpara bisedimeve në Berlin lidhur me Libinë që do të mbahen të dielën.

Në lidhje me aktivitetet e kërkimit të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor, Di Maio u shprehet se aktivitetet sollën skenarë të rinj për sigurinë energjetike të rajonit, veçanërisht për Italinë dhe BE-në.

Ai gjithashtu tha se duhet të ketë një frymë bashkëpunimi për t’i bërë burimet e energjisë në Mesdhe një faktor zhvillimi dhe rritjeje për të gjitha vendet e rajonit.

Di Maio theksoi rëndësinë e Konferencës së Berlinit për të zgjidhur çështjen e Libisë dhe për të sjellë një ndjenjë paqeje në rajon.

Duke nënvizuar rëndësinë e armëpushimit në Libi, Di Maio tha se ky është një hap pozitiv, por është i brishtë.

“Megjithatë, armëpushimi është kusht i domosdoshëm për dialog politik. Prandaj, propozimi turko-rus, i cili ndaloi armiqësitë midis grupeve në rajon për një kohë, pavarësisht se ishte i përkohshëm, është natyrisht i mirëpritur. Armëpushimi është hapi i parë dhe i rëndësishëm në drejtimin e duhur”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!