Sulmet e Rusisë në veriperëndim të Sirisë, katër civilë të vrarë

schedule07:14 - 19 Janar, 2020

schedule 07:14 - 19 Janar, 2020

Katër civilë kanë humbur jetën nga bombardimet e avionëve rusë në vendbanimet në pjesën rurale perëndimore të provincës së Halepit. Sipas observatorit ajror të opozitës, avionët rusë në orët e natës kanë kryer sulme ajrore në rrethin Daret Izze, dhe në zonat Hute, Sellum dhe Bala.

Sipas agjencisë lokale të mbrojtjes civile, e njohur si Helmetat e Bardha, katër civilë kanë humbur jetën në Bala, përfshirë dy fëmijë.

Agresioni i fundit në zonën e deeskalimit në Idlib ka shkaktuar që qindra mijëra civilë të zhvendosen drejt kufirit me Turqinë.

Ndërkohë gjatë takimit të Turqisë, Rusisë dhe Iranit në maj të vitit 2017 në Astana të Kazakistanit, Idlibi u shpall zonë e deeskalimit, duke përfshirë edhe disa rajone përreth, ku aktet e agresionit do të ndaloheshin.

Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje shtesë në shtator të vitit të kaluar në Soçi si pasojë e shkeljes së armëpushimit nga ana e regjimit sirian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!