“Eskobarët e Europës”, anëtari i familjes së famshme mafioze kapet në Rinas

schedule17:30 - 18 Janar, 2020

schedule 17:30 - 18 Janar, 2020

Nje shtetas turk i dënuar me 30 vjet burg nga drejtësia franceze, si pjesë e trafikantëve të familjes Baybesin, konsideruar si “Eskobarët e Evropës” është arrestuar më 24 dhjetor 2019 në Tiranë.

Në vitin 2003, Faruk Baybesin 53-vjeç është dënuar në mungesë nga gjykata franceze e Loire Atlantique me 30 vjet heqje lirie për trafik të heroinës në Evropë përgjatë viteve 1994 -1995 me të ardhura ndër vite që janë vlerësuar në 10 milionë paund.

Në dhjetor 2019, Gjykata e Tiranës ka vendosur ndaj turkut masën e arrestit me 40 ditë me qëllim ekstradimin e tij në Francë. Edhe drejtësia franceze i ka përcjellë autoriteteve shqiptare kërkesën për dorëzimin e Faruk Baybesin. Tashmë, Gjykata e Tiranës ka filluar procedurat për ekstradimit e trafikantit turk.

Burimet thanë se më 24 dhjetor, Faruk Baybesin tentoi të hynte në Shqipëri nëpërmjet aeroportit të Rinasit për t’u fshehur, por u zbulua nga autoritetet shqiptare që ishte një person në kërkim dhe i dënuar për trafik të heroinës.

Mahmut Baybesin, babai i të arrestuarit, gjithashtu është i dënuar si pjesë e rrjetit të narkotrafikut. Personi që ishte në krye të familjes së trafikantëve, është Husein Baybasin që përfundoi në burg për drogë. Banda e familjes Baybesin, vepronte jo vetëm në Turqi, por edhe në Francë. /abcnews.al