Ditën e sotme Shoqata Patriotike Çamëria po zhvillon një takim përkujtimor në kuadër të 29 vjetorin e themelimit të kësaj shoqate.
I ftuar në takim, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi është shprehur se nuk e mendonte kurrë që një burrë shtetas shqiptar mund të bënte tregti me të drejtat dhe trojet shqiptare.
Idrizi më tej tha, se s ai takon Çështjes Çame të gjitha përgjigjet i ka dhënë vetë shteti grek, duke filluar nga mos-heqja e ligjit të luftës deri në vendosjen e përmendoren e Napoleon Zervës në qytetet greke.
“Kanë kaluar 107 që kur Shqipëria u aneksua nga Greqia. Kanë kaluar 29 vjet nga krijimi i Shoqatës Patriotike Çamëria.
Amanetin se tret as dheu. Kjo është arsyeja pse neve nuk ka tret as koha. Për të çuar deri në fund amanetin e të parëve, kthimin në Çamëri, drejtësi njerëzore dhe hyjnore për të vrarët nga Napoelon Zerva.
Burrështetasi që mburren me gjatësinë e tij, fliste dhe krenohej në emër të Çamërisë, ndërkohë u hoq fare nga programi i qeverisë shqiptare.
Kemi arritur në një pikë ekstreme. Ne i kërkojmë palës shqiptare zbatimin e rezolutës, idiotët e palës greke na përgjigjen se Çështja Çame është njëlloj me çështjen e Vorio Epirit. Greqia ndërkohë në qytetet e saj ngre përmendoren e turpit të Napoleon Zervas.
Kemi bredhur 10 vjet me rradhë nëpër studio televizive duke u shprehur se Greqia Akoma nuk e ka hequr ligjin e luftës.
Ndërkohë lideri shqiptar i përgjërohet Greqisë të bëhet rrobë, që të marë kryesinë e OSBE-së.”, tha Idrizi.