E quanin “Peleja i bardhë”, shuhet legjenda e Juventusit

schedule10:48 - 18 Janar, 2020

schedule 10:48 - 18 Janar, 2020

Dita e djeshme ka qenë e dhimbshme për tifozët e vjetër të Juventusit. Pietro Anastasi është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare. Ish-sulmuesi kishte probleme shëndetësore, që e kanë mposhtur atë dhe klubi nga Torino është në zi.

“Një kampion i paharrueshëm na ka lënë, një nga ikonat bardhezi të viteve ’70. Juventusi shpreh ngushëllimet e përzemërta. Ishte e pamundur të mos e dojë ‘Pietruzzu’, i cili transmetonte pasion pafund për ekipin. Ëndrra e tij për t’u veshur bardhezi u plotësua në vitin 1968.

Ai erdhi pasi kishte shënuar një gol të paharrueshëm në finalen e Europianit në Romë. Anastasi pati tetë vite të pabesueshme me ne, luajti në total në 303 ndeshje dhe shënoi 130 gola, deri në ndeshjen e tij të fundit në vitin 1976.

Shifrat e tij dhe lidhja me fanellën, pjesërisht e shpjegojnë dashurinë që tifozët e kishin për Pietron. Guximi dhe kuraja e tij gjatë ndeshjeve, golat akrobatikë dhe shpirti luftarak i tij e bënë atë një idhull.

Ishte i aftë për shpërthime të paharrueshme, sikurse janë tre golat që ia shënoi Lazios për katër minuta, edhe pse e kishte nisur takimin nga stoli. Jo më kot në stadium shkruanin ‘Anastadi, Peleja i bardhë’. Jeta e tij ishte një novelë bardhezi”, shkruan mes të tjerash klubi i Juventusit, që i përçon një mesazh ngushëllimi familjarëve të ish-sulmuesit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!