Shqipëria U17 ka fituar edhe ndaj Ukrainë, në “Mercedes Benz Aegean Cup”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Elvin Beqiri fituan me rezultatin minimal 1-0 sërish. Vendimtar në takimin e sotëm ka qenë sulmuesi Neziri, i cili mposhti ukrainasit që në fillim.
Në informacionet që FSHF servir, thuhet se skuadra kuqezi është rreshtuar me modulin 3-4-3 dhe ka pasur raste të mira shënimi. Gjithsesi nuk ia ka dalë dot dhe deri në fund rezultati ka mbetur i pandryshuar, 1-0.
Shqipëria ka në program edhe një ndeshje tjetër, që do të zhvillohet më 19 janar. Përballë kuqezinjtë do të kenë Korenë e Jugut, ndërkohë që më 21 janar do të zhvillohen edhe finalet. /abcnews.al
MERCEDES BENZ AEGEAN CUP
SHQIPËRI-UKRAINË 1-0
Shënues: Neziri
SHQIPËRIA: Lenja; Pano; Miftari; Stafa; Kaçanolli; Deda; Bajraktari; Çela; Neziri; Cereni; Selimi. (U aktivizuan: Halili, Kote, Tahiri; Musai; Blakqori; Jashari; Kraja). Trajner: Elvin Beqiri