Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëmtimet te Bayern Munchen, Flick zbulon të rejat e fundit

schedule23:15 - 17 Janar, 2020

schedule 23:15 - 17 Janar, 2020

Trajneri i Bayern Munchen, Hans Flick, ka folur për situatën e dëmtimeve te bavarezët. Kingsley Coman dhe Javi Martinez janë emrat që shqetësojnë më shumë, pasi të dy futbollistët pësuan dëmtime të rënda disa javë më parë.

Megjithatë, Flick ka dhe lajme të mira, pasi pranoi se Lucas Hernandez është shumë pranë rikthimit. Sipas strategut të Bayernit, mbrojtësi francez është në fazat e fundit të rikuperimit dhe ka dalë në fushat e blerta.

“Lucas Hernandez është më pranë rikuperimit të plotë. Ai do të stërvitet edhe sot në fushat e blerta. Gjithsesi, duhet të tregohemi të duruar dhe të punojmë në mënyrë graduale me të. Kinglsey Coman dhe Javi Martinez për fat të keq, duan më shumë kohë të rikuperohen”, tha Flick./abcnews.al

Lucas Hernandez në palestër

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!