Partia Demokratike ka akuzar së fundmi kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj se duhet t’i ndërpritet mandati, pasi preket nga ligji i dekriminalizimit.
Mirëpo, një tjetër denoncim ka ardhur lidhur me kryebashkiakët. Mbrëmjen e djeshme gazetari Blendi Fevziu ka lexuar live gjatë emisionit një mesazh që i kishte mbërritur.
“Zoti Fevziu ju përshëndes kam diçka me interes për kryetarin e Bashkisë… më jep dhe emrin…ka punuar doganier nga viti 1992deri në vitin 2005 në filan vend. Në nëntor-dhjetor 1996 është ndaluar nga policia për kontrabandë është ndaluar së bashku me filanin, doganier filanin kontrollor filanin, polic filanin dhe ky pesoni. Atëherë u fsheh dhe fizikisht nuk u ndalua. Dosjen e ka o në arkivin e prokurorisë o në polici. Në formularin e dekriminalizimit nuk e ka deklaruar, ka ndryshuar edhe emrin bashkë me mbiemrin nga filani e ka bërë filani… Dhe më ka çuar dhe formularin”, lexoi Fevziu./abcnews.al