Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë vendimin e qeverisë shqiptare për të dëbuar dy diplomatët iranianë, Mohamed Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini.
Në një postim në Tëitter, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit shprehet se regjimi i Iranit vijon që të përdorë selitë diplomatike si mbulesë për të kryer terroriste si dhe të kërcënojë opozitarët e MEK, muxhahedinët.
“Ne përgëzojnë vendimin e qeverisë së Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatët e ashtuquajtur të Iranit. Regjimi iranian vazhdon të përdorë selitë diplomatike në Evropë dhe gjetkë si mbulesë për të komplotuar sulme terroriste, si dhe të kërcënojë dhe spiunojë iranianët që jetojnë jashtë”, shkruan zëdhënësja e DASH-it, Morgan Ortagus./abcnews.al