Barella: Conte më i miri, është një “maniak”. Ja ku më ka përmirësuar

schedule16:26 - 16 Janar, 2020

schedule 16:26 - 16 Janar, 2020

Nicolo Barella ishte një nga goditjet e Interit në merkaton e verës. Mesfushori italian e nisi mirë, më pas erdhi dëmtimi dhe tani është rikthyer sërish në formë të mirë.

22-vjeçari ka folur për mediet italiane duke thurur elozhe për trajnerin Antonio Conte. Barella tregon se ku është përmirësuar më shumë dhe kjo vjen si pasojë e insistimit të trajnerit për të arritur perfeksionin.

Conte më ka ndihmuar në aspektin taktik, më ka ndihmuar për t’u pozicionuar në vendin e duhur në fushë. Është maniak në këtë aspekt. Më thonin se udhëhiqesha nga instinkti.  Conte është më i miri, arrin të marrë 110% nga lojtarët e tij.

Inter insistoi shumë për të më pasur në ekip dhe unë kam bërë gjithçka për t’ua shpërblyer besimin. Më pas erdhi dëmtimi, por janë gjëra që ndodhin në futboll. Zaniolo? Më vjen keq, shpresoj të rikthehet aty ku e la, madje të bëjë edhe më shumë se aq“, përfundon Nicolo Barella. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!