Kryemadhi: Unë luftoj me bishën, nuk merrem me këlyshë dhe “gishta”

schedule12:46 - 16 Janar, 2020

schedule 12:46 - 16 Janar, 2020

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë bashkëbisedimit me gazetarët u pyet edhe për Damian Gjiknurin, me të cilin opozita është ulur në tryezën e reformës edhe pse kishte lëshuar akuza të ashpra ndaj tij.

Ajo tha se Gjiknuri është këlysh i Ramës dhe ajo nuk e ka në plan të merret me këlyshët por me vetë bishën.

“O zotëri unë do luftoj me bishën ti më thua lufto me këlyshët. Të gjithë janë këlyshët e tij, çfarë i ka kërkuar Rama kanë bërë. Dënimi i tij është një test për Edi Ramën se është kusht nga Bundestagu”, tha ndër të tjera Kryemadhi, referuar kërkesave të parlamentit gjerman për të hetuar krimet zgjedhore, ku dyshohet se Gjiknuri është perfshirë (dosja 184).

Po kështu ajo u pyet nga gazetarët edhe për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës. “Ka një hezitim nga LSI kur vjen puna për të folur apo akuzuar Veliajn”, i tha gazetari, ndërsa Kryemadhi u përgjigj: “Erion Veliaj është një zgjatim, një nga 10 gishtat e duarve të Edi Ramës. S’kam pse merrem me gishtat e dorës…”. /abcnews.al