”Qesharake, e quajtën edhe Superkupa e barazisë”, gazetari spanjoll nuk përmbahet

schedule12:26 - 16 Janar, 2020

schedule 12:26 - 16 Janar, 2020

Federata Spanjolle vendosi që këtë vit Superkupa të luhej në Arabinë Saudite. Kjo shkaktoi shumë polemika në media, por duket se ato ende nuk kanë mbaruar edhe pse tashmë gjithçka ka mbaruar. Editori i gazetës ‘Football Espana’, Colin Millar, ka rikthyer dhe një herë akuazat drejt Federatës.

Ai shkruan në ‘Twitter’ se në finalen e Supërkupës meshkujt dhe femrat ishin ulur në vende të ndryshme në stadium. ‘’Të gjitha femrat ishin ulur në seksionin më të largët me fushën. Ndërkohë, Federata Spanjolle e ka cilësuar si ‘Superkupa e barazisë’. Kjo është qesharake,’’ ka mbyllur postimin e tij gazetari spanjoll.

Finalja e Supërkupës u zhvillua ditën e dielë mes dy ekipeve nga Madridi, Real dhe Atletico. Sfida u zhvillua në stadiumin ‘King Abdullah Sports City’, ku ishin present 59 053 spektatorë. Real Madrid arriti të fitojë vetëm falë penalltive, pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyll 0-0. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!